Ish-mjeku i UÇK-së reagon në lidhje me vizitën e Grenellit në Kosovë, ka këtë kërkesë për Kurtin

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së reagon në lidhje me vizitën e Grenellit në Kosovë, ka këtë kërkesë për Kurtin

Nga: M.H Më: 20 shtator 2020 Në ora: 16:44
Kurti dhe Grenell

Ish-mjeku I UÇK-së, Liri Loshi përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me vizitën e Grenellit në ditën e nesërme në Kosovë, transmeton “Bota sot”.

Loshi ka thënë që duhet Grenellit duhet të ia bëjmë me dije që në atë marrëveshje ka disa aspekte të dëmshme për Kosovën, sidomos për liderët e PDK-së, të cilët nuk dukën hiç të sinqertë me kundërshtimet e tyre pasi ata hajnë në një sahan.

Gjithashtu Loshi shprehët që Kurti gjithashtu duhet në sy Grenellit që nuk është antiamerikan por që shqetësimi I tij është dëmi që mund të I vie Kosovës nga kjo marrëveshje.

Postimi i plotë

Opozita e Kosovës dhe shoqëria civile duhet të kërkojnë ta takojnë emisarin amerikan Richard Grenell më rastin e vizitës së tij në Kosovë dhe t’i bëjnë të qartë atij se shumica shqiptare në Kosovë, marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë e konsideron si të pafavorshme dhe në disa aspekte të dëmshme për Kosovën duke argumentuar një për një shqetësimet dhe vërejtjet e tyre. 

Kjo vlen sidomos për liderët e PDK-së, të cilët nuk dukën hiç të sinqertë me kundërshtimet e tyre. Nuk shkon që presidenti Thaçi ta ketë një qëndrim e Kadri Veseli & company një qëndrim tjetër, kur ne të gjithë e dimë se ata hanë në një sahan. 

Albin Kurti duhet t’ia thotë në sy Grenelit se nuk është antiamerikan, por se shqetësimi i tij për dëmin që sjell marrëveshja është legjitim dhe është i bazuar në faktet që ai prezanton. 

Qytetarwt e Kosovws kanë të drejtë të kërkojnë nga Amerika që të garantojë se statusi i pavarësisë së Kosovës në rrugën e saj për integrime euro-atlantike nuk do të komprometohet me asnjë çmim. 

Nëse opozita nuk e bën këtë, sapo Grenell ta lerë Kosovën, duhet ta mbyll gojën dhe të rreshtohet pas Skënder Hysenit, Avdullah Hotit, Driton Selmanit, Selim Selimit, Bislim Bislimit, Halim Halimit, Qerim Qerimit etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat