Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës vazhdon nesër

Aktuale

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës vazhdon nesër

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër.

Me fillim nga ora 13:00 pritet të bëhet vazhdimi i seancës plenare.

Kjo seancë është vazhdim i së kaluarës e cila u ndërpre me 18 shtator.

“Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë të premten, më 18 shtator, në pajtim me kryetarët e grupeve parlamentare, do të vazhdojë të hënën, më 21 shtator, në orën 13:00”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu është ripërsëritur njoftimi sa i përket mediave, se seanca do të transmetohet përmes një linku nga Kuvendi si dhe përmes mediumit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat