Hoti pret nesër në takim delegacionin e Qeverisë amerikane

Aktuale

Hoti pret nesër në takim delegacionin e Qeverisë amerikane

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:49
Avdullah Hoti

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se delegacioni i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta vizitojë nesër Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pret nesër në takim delegacionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës  të udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler.

Delegacionit do t’i bashkohen edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Vizita bëhet në kuadër të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.

Më shumë detaje të kësaj vizite do të bëhen të ditura nesër në mëngjes, njofton Zyra e kryeministrit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat