Nesër fillon faza e dytë e mësimit, flet ministri Likaj

Aktuale

Nesër fillon faza e dytë e mësimit, flet ministri Likaj

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Nga nesër (21 shtator 2020), do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka lutur nxënësit e këtyre klasave që të jenë të vëmendshëm dhe t’i respektojnë rregullat si dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19.

“Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet”, ka shkruar Likaj në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat