Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar vizitën e paralajmëruar të delegacionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Pacolli tha se kjo vizitë është shenjë e fuqishme e angazhimit që Shtetet e Bashkuara i japin zbatimit të plotë të marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë për normalizimin ekonomik.
Postimi i plotë:
Vizita nesër e ambasadorit Richard Grenell dhe Adam Boehler, Kryeshef i Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, është një shenjë e fuqishme e angazhimit që Shtetet e Bashkuara i japin zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë për Normalizimin Ekonomik.
Duke zbatuar me sukses projektet ekonomike dhe të infrastrukturës, ekonomia e Kosovës do të fitojë një formë dhe shtysë të re, e cila është e rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës dhe lidhjen e tregut tonë me tregje më të mëdha në të gjithë Evropën.
Këto projekte më financin amerikan do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për Kosovën.