​Grenell konfirmon ardhjen në Kosovë

Aktuale

​Grenell konfirmon ardhjen në Kosovë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 21:41
Emisari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell

Emisari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka konfirmuar vizitën në Kosovë, në kuadër të një delegacioni të qeverisë amerikane i udhëhequr nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.

“Implementimi i marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një top-prioritet për administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Uashington, në prani të presidentit Donald Trump, nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik, të cilën pala amerikane e quajti si historike.

Ndryshe, delegacioni i qeverisë amerikane do të takohet nesër në Prishtinë me kryeministrin Avdullah Hoti. Përveç Kosovës, delegacioni amerikan do të qëndrojë për vizitë edhe në Serbi, Greqi dhe Izrael.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat