​‘Shqiptar i vdekur…’, ndalohen 16 maqedonas për thirrje antishqiptare

Aktuale

​‘Shqiptar i vdekur…’, ndalohen 16 maqedonas për thirrje antishqiptare

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 22:22
Ilustrim

16 të rinj maqedonas janë ndaluar nën dyshimet për fyerje ndaj shqiptarëve, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Aksioni i policisë erdhi pas një videoje të publikuar në Facebook ku shiheshin një grup të rinjsh duke brohoritur thirrje të rënda ndaj komunitetit shqiptar si “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”.

Brohoritjet kishin ndodhur derisa rrugës po kalonte një kolonë makinash e dasmorëve shqiptar, të stolisur me flamuj kombëtar.

Thirrjet e të rinjve kishin provokuar dasmorët të cilët kanë ndaluar makinat dhe janë nisur në drejtim të grupit maqedonas, por nuk ka pasur përplasje fizike meqë grupi është shpërndarë.

Të rinjtë besohet të jenë tifozë të klubit të futbollit “Vardari” të njohur si “Komitët”.

Ky akt ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale duke kërkuar masa nga institucionet për parandalimin e veprimet të tilla.

Kodi Penal i Maqedonisë Veriore parasheh dënim për gjuhën e urrejtjes prej një deri në pesë vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat