Mësimdhënësit kërkojnë të kompensohen për ushqim

Aktuale

Mësimdhënësit kërkojnë të kompensohen për ushqim

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Çdo ditë që dalin në punë, duhet t’iu sigurohet edhe ushqimi. Kjo e drejtë ju garantohet mësimdhënësve me një kontratë kolektive të nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës për Arsim në vitin 2017. Megjithatë pak komuna janë duke e zbatuar.

Vetëm në komunën e Prishtinës, mbi 70 shkolla ju kanë drejtuar institucioneve të drejtësisë për ta zgjedhur këtë punë.

Ahmet Pllana tregon që disa mësimdhënës veçse kanë fituar rastin sa i përket shujtave. Ai thotë që mirëkuptimi mes komunës dhe mësimdhënësve do t’i kursente të dy palët.

E njëjtë si në Prishtinë, avokatë për t’i zgjedhur këto raste mësimdhënësit kanë angazhuar pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës. Sipas Jasharajt mësimdhënësit janë angazhuar personalisht për të kërkuar këtë të drejtë.

Ai shprehet i bindur se të gjithë punëtorët e arsimit do t’i fitojnë këto raste.

Sipas kësaj kontrate kolektive, të punësuarve u sigurohet kompensim për ushqim për një ditë pune në vlerë prej dy eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat