Tha se “i ndaloi vrasjet masive Kosovë-Serbi”, Vetëvendosje i reagon Trumpit

Aktuale

Tha se “i ndaloi vrasjet masive Kosovë-Serbi”, Vetëvendosje i reagon Trumpit

Nga: A.Zh Më: 21 shtator 2020 Në ora: 08:03
Donald Trump, Albin Kurti, foto ilustrim nga "Bota sot"

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili dje tha se kanë ndaluar “vrasjet masive” mes Kosovës dhe Serbisë, me marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.

Boiken Abazi nga VV-ja, e ka quajtur këtë deklaratë “ofendim” për viktimat që u vranë përgjatë historisë në Kosovës.

Ai ka kritikuar politikanët e intelektualët shqiptarë që po heshtin këtij “ofendimi”, duke thënë se ata janë “llumi i vërtetë i kombit shqiptar”, përcjell Bota sot.

Lexo edhe: “Ndaluam vrasjet masive”, Trump deklarohet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Postimi i Abazit në Facebook:

Pyes veten a do kishin heshtur politikanët dhe intelektualët izraelitë sikur Trumpi të kishte thënë se gjenocidi i nazistëve ndaj hebrenjve nuk ishte gjenocid, por "vrasje masive mes hebrenjve dhe gjermanëve".

Këta politikanë e "intelektualë" shqiptarë, pa pikë dinjiteti, pa pikë integriteti, që heshtin para ofendimit të mijëra viktimave, të historisë sonë kombëtare, të mijëra grave të përdhunuara që nuk panë kurrë drejtësi, këta politikanë e "intelektualë" pa shtyllë kurrizore, janë llumi i vërtetë i kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat