Latifi: Huqje totale dhe absurde e presidentit Trump

Aktuale

Latifi: Huqje totale dhe absurde e presidentit Trump

Nga: A.Zh Më: 21 shtator 2020 Në ora: 08:12
Blerim Latifi

Edhe profesori i Filozofisë Blerim Latifi, ka reaguar pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, se “ndaluan vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë”.

Trump në një tubim zgjedhor në Karolinën e Veriut, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia, kanë vrarë njëra-tjetrën për vite të tëra.

E Latifi e ka quajtur këtë deklaratë “huqje totale”, duke theksuar se ata që formësojnë qëndrimet e Trumpit, kanë pak informacione të sakta për atë që ka ndodhur në Kosovë, përcjell Bota sot.

Sipas profesorit, kjo deklaratë do të kishte kuptim, nëse do të ishte dhënë vitin 1999.

Reagimi i Latifit në Facebook:

Trump paska folur për marrëveshjen Kosovë - Serbi: "Ne po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo po ndodhte për vite të tëra, unë ju thashë ndaloni vrasjet, dhe ata ranë dakord, ata kishin raporte të këqija për qindra vite me radhë".

Nëse kjo deklaratë do të ishte dhënë vitin 1999, do të kishte kuptim. Në vitin 2020 është krejtësisht absurde.

Një presidenti amerikan nuk i kërkohet të ketë njohuritë e një Noel Malcolmi për historinë e Kosovës, por edhe huqja totale nuk mund të mirëkuptohet.

Kjo deklaratë duhet parë si tregues i faktit se gjeneratat e reja të politikëbërësve në Ëashington, pra edhe ata që formësojnë qëndrimet e Trumpit, kanë fare pak ndjeshmëri dhe informacione të sakta për atë që realisht ka ndodhur në Ballkan këtu e 20 vjet më parë. Kemi filluar t'i harrojmë vetë ne, e lëre më të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat