Kryesia e BeH ri-vendos në rend dite përsëri njohjen e Kosovës

Aktuale

Kryesia e BeH ri-vendos në rend dite përsëri njohjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:22
Kryesia e BeH

Njohja e pavarësisë së Kosovës përsëri do të vendoset në rend dite në mbledhjen e ardhshme të kryesisë së BeH që do të mbahet këtë eventualisht të enjten që vjen, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Bëhet fjalë për procedurën e rregullt të kryesisë së BeH dhe kryesia përsëri do të deklarohet për këtë çështje edhe pse anëtarët boshnjak kroat e serb këtë e kanë bërë në javën që shkoi.

Si dihet, Shefik Xhaferoviq dhe Zheljko Komshiq javën që shkoi votuan pro njohjes, ndërsa Milorad Dodik kundër, gjë që pritet të jetë edhe në mbledhjen që pason.

Pasi pritet që të mbivotohet, anëtari serb i kryesis Dodik do të iniciojë mbrojtjen e interesit vital të RS dhe do kërkojë mbledhje të veçantë të Kuvendit Popullor të RS me propozimin për vendimin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Është e qartë se Kuvendi i RS do të hedh poshtë atë vendim dhe i vihet pika njohjes së Kosovës nga BeH, shkruan “Alo”.

Milan Petkoviç, nënkryetar i Kuvendit Popullor të RS tha se pas dërgimit të kërkesës nga anëtari i kryesisë për mbledhje të veçantë brenda dhjetë dite duhet të caktohet mbledhja.

Ajo do kishte vetëm një pikë të rendit të ditës “A është vendimi i kryesisë së BeH për njohjen e Kosovës destruktive për interesin vital të Srpska”. Për këtë duhet të deklarohen deputetët dhe kërkohen dy të tretat që të hedhet poshtë. Kjo çështje kërkon unitet të gjithë spektrit dhe partive pa marr parasysh qëndrimet e opozitës”, mendon Petkoviç.

Nëse hidhet poshtë nga Kuvendi i RS, njohja e Kosovës i vihet pikë kësaj teme në kryesinë e BeH, thotë ai.

Vendosja në rend dite njohjes së Kosovës nga politikanët boshnjak ku u bashkua edhe kroati Komshiq që u zgjodh me vota boshnjake është dëshmi për Serbinë dhe RS në cilin drejtim shkon Sarajeva. Është e qartë se këto nuk janë bisedime për pajtim mes fqinjëve por provokim i Serbisë dhe RS, mendon Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat