Qeveria ndan nga 2 mijë e 733 euro për 105 deputetët e viteve të 90-ta

Aktuale

Qeveria ndan nga 2 mijë e 733 euro për 105 deputetët e viteve të 90-ta

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 11:08
Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka njoftuar se ka ndarë proporcionalisht nga 2 mijë e 733 euro për deputetët e legjislaturës së vitit 90-të së Kuvendit të Kosovës.

Reçica tha se 105 për deputetët që nuk janë në jetë këtë shumë do ta trashëgojnë familjarët e tyre.

“Sot para kabinetit qeveritar, paraqita propozimin për miratimin e vendimit për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990. Janë këta delegatë të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datë 2 Korrik dhe 7 Shtator dhe kanë vazhduar mbajtjen e mbledhjeve deri më 24 Maj 1992”.

“Nga ky vendim 105 deputetë do të përfitojnë proporcionalisht shumën prej 2.733 euro. Për ata deputetë që nuk janë në jetë, kompensimin e plotë financiar të njëhershëm, do e gëzojnë bashkëshortja/e veja e deputetit apo fëmija deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa nëse janë në studime deri në moshën 26 vjeçare”.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Po ndaj sot me ju një lajm shumë të mirë për 105 deputetët e legjislaturës së vitit 1990.

Sot para kabinetit qeveritar, paraqita propozimin për miratimin e vendimit për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Janë këta delegatë të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datë 2 Korrik dhe 7 Shtator dhe kanë vazhduar mbajtjen e mbledhjeve deri më 24 Maj 1992.

Nga ky vendim 105 deputetë do të përfitojnë proporcionalisht shumën prej 2.733 euro. Për ata deputetë që nuk janë në jetë, kompensimin e plotë financiar të njëhershëm, do e gëzojnë bashkëshortja/e veja e deputetit apo fëmija deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa nëse janë në studime deri në moshën 26 vjeçare.

Me këtë vendim të sotëm, qeveria e Kosovës, përmbushi edhe një obligim ndaj atyre që në kohë të vështira patën guximin intelektual e kombëtar që të jenë krah me popullin duke shpallur Kosovën Republikë dhe duke nxjerrur Kushtetutën e Kaçanikut, akte këto të cilat paraprinë zhvillime të mëdha në vitet e mëpasme në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat