Hoti: Kolonel Krasniqi ishte pengesë për ata që nuk ia donin të mirën vendit

Aktuale

Hoti: Kolonel Krasniqi ishte pengesë për ata që nuk ia donin të mirën vendit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:43
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti, tha se vrasja tinëzare e kolonel Ahmet Krasniqit ishte goditje e përpjekjeve për luftën çlirimtare që udhëhiqej nga profesionistët.

Sipas tij, kolonel Krasniqi ishte pengesë për ata që nuk ia donin të mirën vendit.Ministri i Mbrojtëses, Anton Çuni, tha  se Ahmet Krasniqi kur u emëruar ministër i mbrojtjes nuk kishte asgjë nga aspekti infrastrukturor, por kishte përparësitë të cilat kundërshtarët e tij i lakmonin.

Çuni tha se Ahmet Krasniqi mobilizoi njësite të ndryshme dhe lidhi aleanca të ndryshme.Gjatë fjalimit të tij mes emocionesh, ai shtoi se zbardhja e vrasjes së Krasniqit do t’i jepte dimension tjetër lirisë.“Plumbat e shkrepur në natën e 21 shtatorit ishin plumba kundër lirisë. Zbardhja e vrasjes së kolonelit do t’i jepte dimension tjetër lirisë”, tha Çuni,.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Aremend Zemaj, i cili ishte njëri nga iniciatorët për kthimin e eshtrave të Ahmet Krasniqit në Kosovë, dhe ngritjes së shtatores, duke vlerësuar lartë figurën e Ahemet Krasniqit, ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën në këtë iniciativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat