Haradinaj-Stublla kërkon njohjen nga shtetet e Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Aktuale

Haradinaj-Stublla kërkon njohjen nga shtetet e Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Nga: A.Morina Më: 21 shtator 2020 Në ora: 14:25
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.

Gjatë bisedës, Haradinaj-Stublla ka falënderuar Al-Othaimeen për angazhimin e vazhdueshëm të OBI-së në përkrahje të Republikës së Kosovës ku përgjatë viteve ka adresuar përmes rezolutave çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës nga vendet anëtare të OBI-së.

Ministrja Haradiaj-Stublla u kërkoi shteteve të tjera anëtare të OBI-së njohjen e shtetit të Kosovës.

“Kërkova ndihmë për ta avancuar bashkëpunimin edhe me shtetet tjera anëtare të OBI-së, me fokus të veçantë me shtetet jo-njohëse të Kosovës që janë pjesë e kësaj organizate, si dhe thellim të bashkëpunimit me OBI-në si organizatë e rëndësishme politike në përgjithësi, në fusha të interesit të përbashkët politik dhe ekonomik”, u shpreh ajo, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sapo zhvillova një thirrje telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.

E falënderova z.Al-Othaimeen për angazhimin e vazhdueshëm të OBI-së në përkrahje të Republikës së Kosovës ku përgjatë viteve OBI ka adresuar përmes rezolutave çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës nga vendet anëtare të OBI-së.

Kërkova ndihmë për ta avancuar bashkëpunimin edhe me shtetet tjera anëtare të OBI-së, me fokus të veçantë me shtetet jo-njohëse të Kosovës që janë pjesë e kësaj organizate, si dhe thellim të bashkëpunimit me OBI-në si organizatë e rëndësishme politike në përgjithësi, në fusha të interesit të përbashkët politik dhe ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat