Amabasadorja suedeze uron Kurtin për anëtarësimin e LVV-së në Aleancën Progresive

Aktuale

Amabasadorja suedeze uron Kurtin për anëtarësimin e LVV-së në Aleancën Progresive

Nga: A.Morina Më: 21 shtator 2020 Në ora: 14:33
Foto gjatë takimit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka pritur në takim ambasadoren suedeze, Hernmarck Ahliny.

Gjatë këtij takimi, amabasadorja Ahliny ka uruar Kurtin për anëtarësimin e Lëvizjes Vetëvendsoje në Aleancën Progressive.

Kurti e falënderoi amasadoren suedeze për urimin dhe tha se ky anëtarësim është tejet i rëndësishëm për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në këtë takim miqësor, kryetari Kurti e njoftoi ambasadoren znj. Hernmarck Ahliny edhe me platformën e Qeverisjes Alternative të Lëvizjes që parasheh rrugëdalje nga problemet e shumëfishta me të cilat ballafaqohet vendi, duke u koncentruar rreth zhvillimit ekonomik që krijon vende të reja pune e drejtësisë si sociale ashtu edhe asaj gjyqësore në Kosovë”, njofton Lëvizja Vetëvendsoje në facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, priti në takim ambasadoren suedeze, znj. Karin Hernmarck Ahliny.

Ambasadorja znj. Hernmarck Ahliny e uroi kryetarin Kurti për anëtarësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Aleancën Progresive, duke i dëshiruar angazhim të suksesshëm përbrenda kësaj aleance. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin. Ai tha se ky anëtarësim i VETËVENDOSJE!-s është tejet i rëndësishëm edhe për faktin që shumë shtete që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës kanë votuar për anëtarësimin tonë. Kjo tregon se ka hapësirë bashkëpunimi politik e ekonomik, dhe përmes lobimit të suksesshmëm mund të ketë përmirësime të qëndrimeve të atyre shteteve që ende nuk e kanë njohur vendin tonë.

Në këtë takim miqësor, kryetari Kurti e njoftoi ambasadoren znj. Hernmarck Ahliny edhe me platformën e Qeverisjes Alternative të Lëvizjes që parasheh rrugëdalje nga problemet e shumëfishta me të cilat ballafaqohet vendi, duke u koncentruar rreth zhvillimit ekonomik që krijon vende të reja pune e drejtësisë si sociale ashtu edhe asaj gjyqësore në Kosovë. Ai po ashtu e njoftoi për ndryshimet që parashihen të bëhen në statutin e Lëvizjes e që mundësojnë krijimin e organizatës së grave dhe asaj të të rinjëve të VETËVENDOSJE!-s. Tutje, kryetari Kurti foli edhe për procesin e brendshëm zgjedhor e demokratik të organizatës që filloi dje me datë 20 shtator, e që do ta përkthejë anëtarësinë e shtuar, sidomos përgjatë viteve të fundit, në një strukturë edhe më të plotë, edhe më të përgatitur për t’u rikthyer në qeverisje e për t'u përballur me problemet socio-ekonomike dhe betejat politike në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat