Rikthehet numri i rasteve në Prishtinë, kjo është situata në komunat e tjera

Aktuale

Rikthehet numri i rasteve në Prishtinë, kjo është situata në komunat e tjera

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:25
Foto Ilustrim

Ka shkuar në 15 mijë e 142 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga 596 mostra të marra, 79 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, kështu duke e çuar në 15 mijë e 142 numrin e përgjithshëm.

Sipas IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 23 raste të reja.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

104 TË SHËRUAR DHE 79 RASTE ME COVID-19!

Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë).

Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat