Veliu ndan pozitat, këta janë kordinatorët nacional të MPB-së

Aktuale

Veliu ndan pozitat, këta janë kordinatorët nacional të MPB-së

Nga: A.Morina Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:06
Foto gjatë takimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot ka emëruar kordinatorët nacional, zëvendsministrat e MPB-së për strategji të caktuar.

Këtë, Veliu e bëri të ditur përmes një njoftimi në facebook, ku Agron Bacaj, Zafir Berisha, Milan Radojevic dhe Yildiray Bajram u emëruan në pozita të caktuara në MPB, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive si Ministër i Punëve të Brendshme, sot emërova në cilësinë e koordinatorëve nacional, zëvendës ministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për stategjitë e përcaktuara :

Agron Bacaj - autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

- Koordinatorit Nacional kundër krimit të organizuar,

- Koordinatorit Nacional për parandalimin e krimit dhe

- Koordinatorit Nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve

Zafir Berisha - autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

- Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, dhe

- Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Emergjencave.

Milan Radojević - autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

- Koordinatorit Nacional kundër narkotikëve;

- Koordinatorit Nacional për siguri në bashkësi, dhe

- Koordinatorit Nacional kundër trafikimit me njerëz.

Yildiray Bajram – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

- Koordinatorit Nacional për Menaxhim të Integruar të Kufirit;

- Kordinatorit Nacional për Riintegrim, dhe

Riatdhesim të Personave dhe të Koordinatorit Nacional për Migrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat