"Heroi i Kosovës Ahmet Krasniqi, do të jetë përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve"

Aktuale

"Heroi i Kosovës Ahmet Krasniqi, do të jetë përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve"

Nga: D.B. Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:22
Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook, ka kujtuar Kolonel Ahmet Krasniqin duke thënë se Hero i Kosovës është përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve.

Ai ka thënë se, rruga jonë deri në liri, ka qenë shumë e gjatë, shumë e vështirë, me plotë paqartësi e me plotë vuajtje.

Postimi i plotë:

Rruga jonë deri në liri, ka qenë shumë e gjatë, shumë e vështirë, me plotë paqartësi e me plotë vuajtje. Të gjithë ne që e kemi bërë cilin do hap në këtë rrugë, vërtet e ndjejmë hapin e tjetrit.

Sot në njëzet e dy vjetorin e rënies, kujtojmë veprën madhore të Kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës. Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve. Lavdi!

RH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat