Instituti gjerman Robert Koch dhe OBSH do të vijnë në Kosovë për të ndihmuar luftimin e Covid-19

Aktuale

Instituti gjerman Robert Koch dhe OBSH do të vijnë në Kosovë për të ndihmuar luftimin e Covid-19

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 20:34
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Me këtë rast ministrja Haradinaj Stublla e ka falënderuar ambasadorin Rohde për ndihmën që ky shtet do t’i jep Kosovës, duke dërguar një delegacion të përbashkët të OBSH-së dhe Gjermanisë për të ofruar ekspertizën e tyre në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

“Prita sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde. E falënderova z.Rohde dhe shtetin gjerman që pas shkëmbimit të letrave mes Ministrive tona, një delegacion i përbashkët Gjermani/OBSh i ekspertëve mjekësor nga Instituti Robert Koch, GOARN dhe EMT, do të qëndrojnë në Kosovë për të ofruar ekspertizën e tyre në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19”, tha ministrja Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja ka falënderuar gjithashtu shtetin gjerman edhe për rolin konstruktiv të tij, në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe për rolin konstruktiv në udhëheqjen e orientimit strategjik të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat