Miftaraj ironizon me Zafir Berishën: Nëse nuk di ta mbyll laptopin, e heq nga prizma e rrymës

Aktuale

Miftaraj ironizon me Zafir Berishën: Nëse nuk di ta mbyll laptopin, e heq nga prizma e rrymës

Nga: G.B Më: 21 shtator 2020 Në ora: 20:45
Ehat Miftaraj

Zafir Berisha është emëruar koordinator për Krime Kibernetike.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta.

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se emërimi i tij është në përputhje me ligjin dhe obligimet e MPB, e se sa ka kompetencë dhe sa kupton nga krimet kibernetike, është diçka tjetër, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se nëse nuk di ta mbyll laptopin apo kompjuterin, e heq nga prizma e rrymës dhe zgjidhet problemi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Emërimi i Zafir Berishës koordinator për Krime Kibernetike është në plotni me ligjin dhe obligimet e MPB, nga pozita e zëvendës ministrit.

Tash sa ka kompetencë dhe sa kupton nga krimet kibernetike, është diçka tjetër.

Në fund të fundit nëse nuk din me mbyll laptopin a kompjuterin sipas protokollit, ka edhe një mundësi tjetër shtesë, p.sh e heq prizmën prej rrymës edhe zgjedhet problemi, ndalet kompjuteri apo laptopi, edhe pse në mënyrë të dhunshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat