Rrëfimi emocionues i Gecit: I kërkova Krasniqit ta ruaj, por më tha ‘jo Halil, ty nuk të duan ata, sepse...’

Aktuale

Rrëfimi emocionues i Gecit: I kërkova Krasniqit ta ruaj, por më tha ‘jo Halil, ty nuk të duan ata, sepse...’

Nga: N.Sh Më: 21 shtator 2020 Në ora: 22:01
Ahmet Krasniqi

Anëtari dhe veprimtari i palodhshëm i LDK-së, Halil Geci, ka shpalosur kujtime interesante dhe atë se çfarë i ka thënë kolonel Ahmet Krasniqit.

Geci përmes një postimi në Facebook, i kishte kërkuar Kolonelit që ta ruaj, mirëpo Krasniqi nuk kishte pranuar.

Sipas Gecit, Koloneli i ka thënë se ‘ty nuk të duan, dhe unë dua që t’i bashkojmë forcat për ta luftuar pushtuesin, e ty nuk të shohin ashtu ngase je pjesë e LDK-së dhe Ibrahim Rugovës”.

Megjithatë, Geci thotë se, ata që e vranë Kolonelin ishin stërnipat e Sheshelit.

Postimi i plotë:

Kolonel sot erdhe në bronz, nuk të deshën të gjallë me TANKE e kallash ata që të vranë e të shanë, ishin stërnipat e Sheshelit ata që të penguan, e të vranë, në besë të Zotit në dorën e Nënës Shqipëri ...ti e din Kolonel se shumë herë bënim bisedë rreth kësaj pune të luta të jem afër teje, se pa më vrarë mua nuk të vrasin ty.

Më the “Jo Halil se nuk po të dojshin ty, e unë dua që ti bashkojmë forcat për ta luftuar pushtuesin, ty nuk të shohin ashtu ngase je pjesë e LDK-së dhe Ibrahim Rugovës”.

-“Unë qesha, ani bac, ani por dije një që po ta them se ata dhe vendi (tereni) nga vij unë thonin para do ta vrasim Rugovën se sa Millosheviçin”

Dije Bacë se ata kur nuk e njohin komandantin Suprem Rugovën janë pjellë e Sheshelit, megjithatë ti u mundove për të mirë e të doli ajo çfarë të thash unë.

Sot kur unë duhej të isha afër bronzit tënd ata tuat nuk më thirren, dhe kanë bërë mirë që s’më kanë thirr se sot pashë afër teje hyxhymin e atyre që nuk të kanë njohur fare, të shajshin e të quanin tradhtar, disa hyxhymin e bënin për ndonjë votë në të ardhmen.

Kështu që një pjesë e atyre sot që tu sillnin vërdallë bustit tënd e fotografoheshin pranë ishin ZUZAR dhe ndoshta mirë keni bërë që s’më keni thirr dhe unë kam bërë mirë që s’jam ardhur.

Po në të njëjtën formë që të morën ty Kolonel e të benë hero, ma morën edhe Rugovën.

Dashuria jote për liri e atdhe tu plotësu Lavdi Kolonel.

Sot Kosovës dhe Vushtrrisë ja ktheve nderin dhe ja zbukurove sheshin, ne që të deshëm do të rrimë më rehat.

L A V D I

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat