Arrestohet edhe një polic për rastin e Karaçevës, po intervistohet nga policia në Gjilan

Aktuale

Arrestohet edhe një polic për rastin e Karaçevës, po intervistohet nga policia në Gjilan

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 23:53
Karaçevë

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte një polic për rastin e kazinove në Karaçevë.

Mediat bëjnë të ditur se sonte është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, e që është një zyrtar policor.

Sipas burimeve ai po intervistohet në Stacionin e Policisë në Gjilan nga Policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Më datë 18 të këtij muaji, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës ndërmorën një aksion në Karaçevë, ku u shembën kazionat ilegale në këtë fshat, ndërsa u arrestuan dhjetëra persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë policor.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë, për 30 të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të realizuar në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe rajone tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat