Afro 13 mijë të shëruar nga Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Afro 13 mijë të shëruar nga Covid-19 në Kosovë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Dy javët e fundit është raportuar rënie e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, derisa është rritur edhe numri i të shëruarve, vetëm në 24 orët e fundit 104 pacient kanë fituar betejën me koronavirusn.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë 674 raste. Megjithëse shqetësuese po mbetet numri i vdekjeve. Aktualisht kemi 615 viktima si pasojë e virusit.

Që nga 13 marsi kur u raportuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive është 15 mijë 142 nga 62 mijë 607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 1 mijë e 853, derisa numri i vdekjeve ka shkuar në 615.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë)”, ka njoftuar sot IKSHPK.

IKSHPK, sot ka njoftuar se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat