Ky është reagimi i Lumir Abdixhikut, pasi Zafir Berisha u emërua koordinator për Siguri Kibernetike

Aktuale

Ky është reagimi i Lumir Abdixhikut, pasi Zafir Berisha u emërua koordinator për Siguri Kibernetike

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 08:56
Lumir Abdixhiku

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka reaguar kundër emërimit të Zafir Berishës si Koordinator Shtetëror për Siguri Kibernetike.

Duke shpërndarë njoftimin se i është thyer faqja e Berishës në Facebook, Abdixhiku ka reaguar duke thënë “Gjërat që nuk mund të mos i shihni”.

Kujtojmë se që nga dje pozitë e rëndësishme shtetërore i është besuar zëvendësministrit Zafir Berisha.

Ky i fundit tash e tutje do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.

Pas emërimit në këtë pozitë, Berisha përmes një statusi në Facebook ka thënë se ngritja përgjegjësisë në strukturat e sigurisë së Kosovës lidhur me parandalimin dhe luftimin e sulmeve kibernetike në vendin tonë duhet të jetë prioritet i prioriteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat