Haradinaj kujton Fehmi e Xhevë Lladrovci: Historia do i mbaj mend si dy viganë, që me guxim e trimëri dhanë gjithçka për shqiptarët

Aktuale

Haradinaj kujton Fehmi e Xhevë Lladrovci: Historia do i mbaj mend si dy viganë, që me guxim e trimëri dhanë gjithçka për shqiptarët

Nga: A.SH Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:46
Ramush Haradinaj në nderim të Fehmi e Xhevë Lladrovci

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar heronjët Fehmi e Xhevë Lladrovci në 22 vjetorin e rënies së tyre.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, ata ishin krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi dhe se historia do i mbaj mend si dy viganë, që me guxim e trimëri dhanë gjithçka për shqiptarët

Postimi në Facebook:

Heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë të lavdishëm, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi. Gjithmonë të parët në rresht, ata luftuan dhe ranë bashkë. Kujtojmë gjithashtu rënien e bashkëluftëtarëve të tyre Fatime Hetemi e Shefqet Zekaj dhe heroizmin e Brigadës 114, që nderoi emrat e tyre deri në ditën e fitores.

Historia do i mbaj mend si dy viganë, që me guxim e trimëri dhanë gjithçka për shqiptarët.

Lavdi!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat