Ekskluzive: Vjosa në Vetëvendosje? Takim maratonik në mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit larg publikut

Aktuale

Ekskluzive: Vjosa në Vetëvendosje? Takim maratonik në mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit larg publikut

Nga: D Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:17
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ndonëse ka filluar procedurat për hapjen e partisë së re, Vjosa Osmani si duket do t’i ndërpres ato, për shkak se pritshmëritë e saja për përkrahje nga disa ish kolegë të LDK-së, kanë dështuar.

Gazeta “Bota sot” merr vesh se Osmani ka zhvilluar një takim maratonik para pak ditësh me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

Burime të gazetës “Bota sot” thanë se takimi ka zgjatur rreth tri orë, ku është diskutuar mundësia e kalimit të Vjosa Osmanit në partinë e Kurtit.

Gjithashtu është diskutuar mundësia që edhe disa zyrtarë të LDK-së të cilët janë të pakënaqur me partinë e Isa Mustafës, të kalojnë në Vetëvendosje.

Ndonëse ishte përfolur që figura si Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala të kalojnë në partinë e Osmanit, këta e kanë mohuar publikisht një gjë e tillë.

Të njëjtat burime i kanë thënë gazetës “Bota sot” se një takim i radhës mes Kurtit dhe Osmanit do të ndodh shumë shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat