Nuk ndalet Veliu, MPB krijon portal për institucionet publike

Aktuale

Nuk ndalet Veliu, MPB krijon portal për institucionet publike

Nga: A.Morina Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:48
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka njoftuar se ministria ka filluarpërgatitjet për fillimin e zbatimit në praktikë të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Veliu deklaroi se MPB-ja, gjithashtu ka krijuar një portal të quajtur “KONKURSI”, të cilin do të përdorin të gjitha institucionet publike.

“MPB-ja ka krijuar sistemin i cili do të shërbej edhe si portal pune, i emëruar “KONKURSI”, të cilin do ta përdorin të gjitha institucionet publike”, u shpreh Veliu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Përurimi i sallës testuese për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë.

Krahas përgatitjeve të nevojshme për aktet nënligjore dhe teknike për menaxhimin e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, kemi bërë edhe përgatitjet për fillimin e zbatimit në praktikë të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

MPB-ja ka krijuar sistemin i cili do të shërbej edhe si portal pune, i emëruar “KONKURSI”, të cilin do ta përdorin të gjitha institucionet publike.

Ndërsa, për lëvizje paralele brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë, ka krijuar edhe Qendrën Testuese/sallën për zhvillimin e procedurave rekrutuese, e cila mund të përdoret edhe nga institucionet tjera derisa ato të krijojnë kushte infrastrukturore për menaxhim dhe zhvillim të këtyre procedurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat