Zemaj: Angazhimi i personelit shëndetësor dhe stafit përcjellës mbetët shembullor

Aktuale

Zemaj: Angazhimi i personelit shëndetësor dhe stafit përcjellës mbetët shembullor

Nga: A.Z Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:59
Armend Zemaj

Sot, me datën 22 Shtator, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj së bashku me Kryeministrin Avdullah Hoti, kanë vizituar SHSKUK në Prishtinë, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Temë kryesore ishte rreth kapacieteteve dhe ballafaqimin me pandeminë Covid-19. Ai përmes postimit tregoi që janë duke u përpjekur për fuqizimin e kuadrove mjekësore, furinizimeve dhe për përmirësimin e infrastrukturës në spitale.

Postimi i plotë:

Së bashku me Kryeministrin z.Avdullah Hoti vizituam SHSKUK në Prishtinë, ku me stafin drejtues biseduam rreth punës, kapaciteteve dhe ballafaqimin me pandeminë Covid-19.Ne në vazhdimësi po përpiqemi për fuqizimin e kuadrove mjekësore, furnizimeve, përmirësimin e infrastrukturës në spitale. Po ashtu për ne është jetike edhe kontributi dhe ndihma e ofruar nga donatorët ndërkombëtarë.Po ndërmarrim të gjitha veprimet, që të jemi të gatshëm në rast se virusi do të vazhdoj të jetë prezent edhe në përgjatë muajve të stinës së vjeshtës.Mjekëve, infermierëve, stafit, iu jemi shumë mirënjohës dhe i falënderojmë pafundësisht për punën e tyre të palodhur. Gjithnjë do të qëndrojmë në krah të tyre dhe do t’u ofrojmë përkrahje të pa rezervë aty ku e kanë të nevojshme.

Së bashku do t’ia dalim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat