Në seancën e radhës ndër pikat e rendit të ditës edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit

Aktuale

Në seancën e radhës ndër pikat e rendit të ditës edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 11:18
Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mbajë mbledhje të martën ku do të miratohen pikat e rendit të ditës për seancë, dhe do të caktohet data e mbajtjes së seancës.

Ndër pikat e rendit të ditës do të jetë edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit

Pikat e rendit të ditës:

I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator

1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

IV. Përgatitjet për Seancën e re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26,

5. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,

6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë,

7. Propozimet e (4) katër komisioneve parlamentare për ndryshimin e emërtimeve dhe fushëveprimtarive të tyre,

8. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Njoftim lidhur me qasjen e mediave

Të gjitha mediat e akredituara mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë për media.

Vendi: Oborri i Kuvendit (hyrja kah sheshi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat