Jahjaga kujton ndarjen e çmimit ‘Clinton Global Initative’ gjashtë vjet më parë

Aktuale

Jahjaga kujton ndarjen e çmimit ‘Clinton Global Initative’ gjashtë vjet më parë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 11:51
Atifete Jahjaga

sh-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, me anë të një postimi në Facebook, kujtoi çmimin e ndarë gjashtë vjet me parë nga fondacioni i Presidentit amerikan Bill Clinton.

“Shkëputje e një momenti krenarie”, ka shkruar ajo.

Jahjagës iu kishte ndarë çmimi ‘Clinton Global Initative’ për shërbimin publik dhe mbrojtjen e vlerave dhe idealeve të demokracisë nga pozita e Presidentes së Kosovës, në atë kohë.

“Në fjalimin tim këtë çmim ua dedikova qytetarëve të Kosovës dhe zellit me të cilin ata u ngritën në këmbë pavarësisht dhimbjes për humbjet e papërballueshme që i kishin përjetuar gjatë represionit serb dhe luftës, të palëkundur e të pahamendur për ta ndërtuar shtetin demokratik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat