Jashari: Fehmi e Xhevë Lladrovci ranë në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë

Aktuale

Jashari: Fehmi e Xhevë Lladrovci ranë në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë

Nga: A.SH Më: 22 shtator 2020 Në ora: 12:19
Foto nga arkiva

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka kujtuar 22 vjetorin e rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovci duke thënë se ata ishin ndër figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot kujtojmë me nder e krenari luftën dhe heroizmin e tyre drejt rrugës për Liri e Pavarësi”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Postimi në Facebook:

22 vite nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 114 të UÇK-së, Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Lladrovci, nder figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot kujtojmë me nder e krenari luftën dhe heroizmin e tyre drejt rrugës për Liri e Pavarësi.

Fehmi Lladrovcin kam pasur fatin ta njoh në Gjermani, si një njëri i pendës dhe pushkës, një burrë i vendosur dhe i betuar për t’i dalë zot vatanit. Ai u kthye në Kosovë pa u përshëndetur me shokët në Gjermani dhe pas luftës heroike që bëri bashkë me Xheven e bashkëluftëtarët tjerë ra në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë.

Lavdi jetës dhe veprës heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për Liri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat