Nasim Haradinaj publikon pamjet e personit që solli dosjet - zbulohen detajet e bisedës

Aktuale

Nasim Haradinaj publikon pamjet e personit që solli dosjet - zbulohen detajet e bisedës

Nga: M.H Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe sot në zyrat e OVL-UÇK, janë dërguar dokumente ku po pretendohet se janë nga Gjykata Speciale nga persona të pa identifikuar ende, ndërsa kësaj radhe në këto dosje janë emrat e presidentit Hashim Thaçi, liderit të PDK’së, Kadri Veseli, deputetit të VV’së, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Azem Syla.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, përmes një postimi në facebok ka publikuar dy video në të cilen shihet personi teksa ka lënë dosjet në zyret e OVL-së UÇK-së.

Në video shihet teksa një ushtar i FSK-së sheh të gjithë ngjarjen teksa personi anonim lë dosjet në zyre shkruan “Bota sot”.

Ndërsa zyrtarja e cila shihet në video flet: “Qe po qona me kqyr kush po na i lenë qito, dhe ma drejton dorën edhe ecën”, janë fjalët e zyrtares e cila ka qenë në vendin e ngjarjes.’/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat