Zemaj ju uron mirëseardhje ekipit mjekësor nga Italia

Aktuale

Zemaj ju uron mirëseardhje ekipit mjekësor nga Italia

Nga: A.Z Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:10
Armend Dallku

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook u ka uruar mirëseardhje profesionistëve shëndetësorë nga Italia të cilët për dy muaj do të qëndrojnë në Kosovë.

"Ekipi mjekësor ushtarak nga Italia, me përvojën e tyre do të ndihmojnë kolegët kosovarë në trajtimin e të infektuarve me Covid 19",tha Zemaj,përcjellë "Bota sot".

Postim i plotë:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bashkë me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, Komandantin e KFOR-it, z. Michele Risi, ambasadorin z. Nicola Orlando dhe z. Valbon Krasniqin u.d të drejtorit të SHSKUK-së, ju dëshiruam mirëseardhje profesionistëve shëndetësorë nga Italia të cilët për dy muaj do të qëndrojnë në Kosovë.Ekipi mjekësor ushtarak nga Italia, me përvojën e tyre do të ndihmojnë kolegët kosovarë në trajtimin e të infektuarve me Covid 19.Italia çdo herë ka treguar gatishmëri për të ndihmuar Kosovën, edhe në këtë situatë të rëndë globale në luftimin e pandemisë të shkaktuar nga virusi covid-19.Jemi falënderues për mbështetje që marrim nga shtetet mike. Faleminderit Itali, faleminderit popull italian!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat