Xhavit Haliti flet pas publikimit të emrit të tij si i akuzuar nga Gjykata Speciale

Aktuale

Xhavit Haliti flet pas publikimit të emrit të tij si i akuzuar nga Gjykata Speciale

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:34
Xhavit Haliti

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbajtur konferencë shtypi, ku ka njoftuar se ka pranuar sërish dosje që kanë të bëjnë me Specialen.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj, ka thënë se në këto dokumente janë përmendur pesë emrat e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale.

E në mesin e emrave të përmendur është edhe Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Haliti tha se nuk nuk deklarohet për gjërat që dalin në media.

Ai tha se merret vetëm me Specialen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat