Veseli përkujton heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci

Aktuale

Veseli përkujton heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci

Nga: A.Z Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:45
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së ,Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar heronjtë, Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci, për veprën e tyre jetësore dhe heroizmin e rrallë atdhetarë.

Veseli shkruan më tej se , ashtu siç ishin të pandashëm në jetë,u përjetësuan si monument krenarie për kombin,përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e 22-të, me nderim e kujtojmë Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci, për veprën e tyre jetësore dhe heroizmin e rrallë të gërshetuar me idealet më të pastra atdhetare.

Ashtu siç ishin të pandashëm në jetë, në aktivitet dhe në luftën çlirimtare, u përjetësuan si monument krenarie e kujtese të lavdishme për kombin, duke dëshmuar për vlerën e lirisë tonë.

Në rrugën e lavdisë, me Fehën e Xhevën, atë ditë, në altarin e lirisë ranë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.

Nderim i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat