Hetuesit e Speciales në zyrat e OVL UÇK-së

Aktuale

Hetuesit e Speciales në zyrat e OVL UÇK-së

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Hetuesit e Dhomave të Specializuara kanë arritur në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Këtë e konfirmoi sekretari i kësaj organizate Faton Klinaku.

” Hetuesit e Speciales janë në zyret tona. Kanë arritur që 30 minuta. Ne ju kemi dhënë të gjitha dokumentet. I kemi pasur vetëm dy kopje, dhe pasi që gazetarët nuk kanë marrë asnjë kopje ua dhamë të gjitha”.

Sot në mesditë OVL UÇK ka mbajtur konferencë për media.

Udhëheqësit e kësaj organizate njoftuan se kanë pranuar sërish dosje që dyshohet se kanë të bëjnë me Specialen.

Në këto dosje sipas tyre përmenden emrat e disa të akuzuarve potencial nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat