Babai i Agon Musliut përplaset me Kusari-Lilën: Çfarë ju pengoi juve të VV-së prezenca ime këtu?

Aktuale

Babai i Agon Musliut përplaset me Kusari-Lilën: Çfarë ju pengoi juve të VV-së prezenca ime këtu?

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:31
Babai i Agon Musliut përplaset me Kusari-Lilën: Çfarë ju pengoi juve të VV-së prezenca ime këtu?

Naim Musliu, babai i Agon Musliut, ka pasur vërejtje të ashpra në fillim të raportimit të tij në Komisionin për menaxhimin e pamdenisë COVID-19. Ai e ka kundërshktuar ashpër kryetaren e komisionit, Mimoza Kusari-Lilën.

Paraprakisht, ai kërekoi të mbahet një minutë heshtje, ndërsa e akuzoi Kusari-Lilën se s’po tregon ndjeshmëri të duhur për rastin e vdekjes tragjike të Agon Musliut.

“Para se ta marr fjalën. Kam vërejtje menjëherë. Vërejtja fillon qysh në komision. Ju administratën zonja Kusari-Lila e keni porositur edhe çka duhet me më thënë mua, që unë po e them të vërtetën ,se djali im qenka i Bangladeshit a? Mu më ka thënë administratorja”, ka thënë Naim Musliu.

Ai më tej i ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk po e ngrisin zërin për këtë tragjedi.

“Sidomos ju të LVV-së, kur është votu, unë e kam përcjellë mirë. Çfarë ju pengoi more ju zonja, ty dhe asaj Kollçakut prezenca ime këtu…. Po të kish vdekë djali yt ose i kësaj tjetrës, çfarë do të kishit bërë? Ju, sidomos ju të Vetëvendosjes, në parlament edhe gjithkund, kur është fjala për djalin tim, po e ulni kokën, po e shtini ndër këmbë. Pse s’e ngritni zërin sikur për tjerët? A s’ju vjen gjynah për djalin tim a? Me qenë djali juaj flakë për gojë kishit qitë”, ka thënë babai i Agon Musliut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat