Babai i Agon Musliut dëshmon në Komisionin Hetimor: Pse ju të Vetëvendosjes nuk e thoni asnjë fjalë në Kuvend

Aktuale

Babai i Agon Musliut dëshmon në Komisionin Hetimor: Pse ju të Vetëvendosjes nuk e thoni asnjë fjalë në Kuvend

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:35
Naim Musliu

Naim Musliu, babai i Agon Musliu që vdiq në qendrën e karantinës ka hedhur akuza në drejtim të ish-qeverisë Kurti për rastin e djalit të tij.

Ai ka thënë se djali i tij ka vdekur në duart të shtetit.

“Djali im ka vdekur në duar të shtetit, a është fakt. Pse në parlament nuk e thoni asnjë fjalë për Agonin ju të Vetëvendosjes. Vendosja në karantinë ka qenë e kundërligjshme”, ka thënë Naim Musliu në komisionin parlamentar hetimor.

Ai ka thënë se asnjë deputetët s’ka bërë asgjë dhe nuk janë duke bërë për djalin e tij.

Ai thotë se djali i tij u dërgua në “burgun” e Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe është me motive politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat