Zemaj: Sot asnjë rast i vdekjes nga COVID-19

Aktuale

Zemaj: Sot asnjë rast i vdekjes nga COVID-19

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:54
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga COVID-19.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kontributi i IKShPK është i jashtëzakonshëm.

“Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19.

Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë.

Kontributi i IKShPK është i jashtëzakonshëm.

Po ashtu falenderoj përzmërshisht edhe qytetarët të cilët po bashkëpunojn me ne, në këtë rrugëtim.

Të nderuar qytetarë,

Ju ftoj që edhe më tej të jeni bashkëpunuesit tonë, sepse vetëm të bashkuar, mund të arrijmë aty ku dëshirojmë, ta largojmë pandeminë!

Bashkë mund t’ia dalim!

Vendose maskën!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat