Krasniqi inspekton disa markete ushqimore

Aktuale

Krasniqi inspekton disa markete ushqimore

Nga: A.Z Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:54
Vesel Krasniqi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi, së bashku me inspektorët e tregut sot kanë vizituar dy markete ushqimore për të parë nga afër  se a po respektohen vendimet për ndalimin e importit të vajit të palmës.Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ai shtoi se  ndjehet i kënaqur nga vendimi që është duke u zbatuar, përcjell "Bota sot". 

Postimi i plotë:

Bashkë më inspektorët e tregut sot isha në dy markete ushqimore për të parë nga afër ndikimin e vendimit që ndalon importin e vajit të palmës.

Jam shumë i kënaqur që vendim im është duke u zbatuar në përpikëri.

Ishte me rëndësi që produktet me përmbajtje shtazore dhe ato me yndyrë bimore ishin ndarë dhe konsumatori e ka shumë më lehtë që të jetë i informuar se çfarë produkti po konsumon.

Bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës do të kryhen edhe disa analiza në disa produkte për të vërtetuar përmbajtjen dhe cilësinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat