​Ja cili deputet po kërkon mëditje shtesë për punën e komisionit hetimor të privatizimit

Aktuale

​Ja cili deputet po kërkon mëditje shtesë për punën e komisionit hetimor të privatizimit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:09
​Ja cili deputet po kërkon mëditje shtesë për punën e komisionit hetimor të privatizimit

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë është miratuar lista e parë e dëshmitarëve edhe pse ende nuk është vendosur për caktimin ditës së fillimit të intervistave.

Kryesuesi i këtij Komisioni deputeti Hajrullah Çeku theksoi se në listën e parë të dëshmitarëve janë: ish- ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ali Sadriu, ish ministër Haki Shatri, ish ministër Ahmet Shala, ish ministër Besim Beqaj, ish-kryetar i Bordit të AKP-së, Blerim Rexha, ish-ministër I MTI-së Bujar Dugolli, ish kryeses I Bordit të AKP-së Petrit Gashi, Bajram Zejnullahu, Naser Osmani, ish kryetar I BSPK-së, Haxhi Arifi, Nocolaus Landorsv, ish-shef i UNMIK-ut Joakim Ryker, ish shef i shtyllës së katërt në UNMIK Andrea Capuselo, Maria Shkelzen Lluka, drejtor në AKP Valon Tolaj, ish-drejtor në AKP Ekrem Hajdari, Arben Limani, Mrika Tahiri, ish-drejtor në AKP Avni Jashari.

Çeku ka thënë se në një listë tjetër do të përfshihen dhe njohës të çështjes së procesit të privatizimit dhe gazetarë.

Çeku: Janë edhe dy grupe, hulumtues e gazetarë dhe njohës të çështjes së privatizimit

“Kjo është lista e parë e dakorduar, për listën tjetër janë edhe dy grupe. Një janë grupi I ekspertëve, hulumtuesve gazetarëve, njohës të çështjes së privatizimit. Edhe grupi i dytë janë pronarët e kompanive që kanë privatizua ndërmarrje shoqërore. Kemi propozuar disa ndërmarrje, por për emra përfundimtar duhet të diskutojmë edhe një here në një mbledhje të radhës, pasi kemi mjaft për raundin e parë të dëshmitarëve. Ta miratojmë listën e parë e pastaj vazhdojmë edhe për caktimin e intervistave”, theksoi Çeku.

Por, është një deputet, anëtar i këtij Komisioni që po kërkon mëditje shtesë për punën e deputetëve, që siç është shprehur ai për të pasur punë më kualitative.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha përveç që ka kërkuar mjete shtesë për ekspertët e angazhuar në këtë hetim, tha se ishte dashur edhe deputetët(anëtar) me pasur mëditje shtesë për këtë çështje.

Berisha: Nëse dëshirojmë të bëjmë punën e mirë, kërkojmë mëditje shtesë

“E kam një shqetësim pasi kjo është një punë voluminoze dhe në momentin që futemi në proces kanë me na dalë disa probleme në këtë rrugëtim, si për hapësirë, dokumentacion dhe transparencë. Mos me i përmend emrat, por këtu plotë asistentët dhe gazetarë kanë me na parë… Nëse dojmë me pasur kualitet me financuar të paktën ekspertët, ishte dashur edhe deputetët me pasur mëditje shtesë për këtë punë. Është marrë me të pyet sa e ke t’i(kryesues) atë fond, por duhet me shtua”, tha Berisha.

Për këtë, kryesuesi Çeku ka theksuar se nuk është marre me pyet për fondin, por sipas tij, 6 mijë euro është shuma që janë ndarë për ekspertë.

Ndërsa, anëtari i këtij Komisioni nga PDK-ja, Sejdi Hoxha theksoi se për hetimin e procesit të privatizimit duhet të verifikohen edhe pronarët e ndërmarrjeve.

Hoxha: Të verifikohen dhe pronarët e ndërmarrjeve

“Për ta verifikuar ne se kush është pronar i një biznesi, me bërë kërkesë në ARBK dhe në MTI pasi e kemi telashe. Unë kisha kërkuar që me plotësua me një kolonë të veçantë ku krahas emrit të biznesit me qenë edhe emri i pronarit dhe me ditë kush është pronar i atij biznesi. Sepse në të kundërtën kemi pasur probleme me identifikuar për atë që ka nis punën ky Komision. Kisha propozua që me I dhënë fokus më të madh privatizimeve me negocim direkt. Pasi kanë ndodhur privatizimet pa konkurrencë”, theksoi Hoxha.

Kryesuesi Çeku ka thënë se do të del edhe një listë tjetër për intervistë me pronarët e kompanive që kanë privatizuar ndërmarrjet. Ndërsa, përzgjedhja e ekspertëve të jashtëm nuk është bërë publik. Po ashku Komisioni kanë bërë kërkesa të reja për qasje në dokumentet zyrtare./I. Shabani/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat