Deputeti i VV-së thotë se Hoti duhet të sqarojë si do ta themelojë “Zajednicën”

Aktuale

Deputeti i VV-së thotë se Hoti duhet të sqarojë si do ta themelojë “Zajednicën”

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:14
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të raportojë në Komisionin për Legjislacion për zotimin e tij për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe si dhe procesin e Vetingut.

Iniciuesi i kësaj kërkese, deputeti i LVV-së, Artan Abrashi tha se kryeministri duhet të sqarojë si do të themelojë “Zajednicës”

“Është shumë e rëndësishme që kryeministri me ardhë më raportu për deklaratat publike për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Të kemi këtu për ta pyetur se si e ka mendu implementimin e këtij. Ky raportim nuk ka të bëjë me raportimin e Hotit në Kuvend”, tha ai.

Për këtë çështje u pajtua edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri i cili tha se duhet të sqarohen këto zotime, si dhe kërkoi që kryeministri të raportojë edhe për vetingun.

Por këtë kërkesë e cilësoi si të pabazuar kryetari i komisionit, Shkëmb Manaj.

Ndërkaq, komisioni nuk arriti të kaloi në parim Projekt kodin civil për shkak të vërejtjes së deputetëve opozitar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Komisioni diskutoi edhe për projektligji për tokën ndërtimore i cili nuk kaloi për shkak të vërejtjeve të deputetëve. Për këtë u kërkua raportimi i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat