Babai i Agonit: Zoti mos e dhashtë që askush ta ketë dhimbjen dhe mllefin tim

Aktuale

Babai i Agonit: Zoti mos e dhashtë që askush ta ketë dhimbjen dhe mllefin tim

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:25
Naim Musliu, babai i Agon Musliut në Komisionin për menaxhimin e pamdenisë COVID-19

Po vazhdon të raportoj para komisionit hetimor babai i të riut Agon Musliu, Naim Musliut, i cili me tone nervozizmi e herë herë me akuza ndaj partive politike, e në veçanti Vetëvendosjes e cila në kohën kur djali i tij u hodh nga konviktet që ishin shndërruar në karantinë, ishte në pushtet.

Musliu tha se do të donte që askush të mos përjetonte këtë që po e përjeton ai.

“Zoti mos e dhashtë që askush të përjetoj atë që po e përjetoj unë, dhimbjen time dhe mllefin tim. Mos më keqkuptoni zonja Kusari Lila, por sa aty boni zi e terr e tmerr”, tha Musliu.

Ndërkohë ai disa herë ka hedhur akuza duke e quajtur karantinë  si “burg” të Albin Kurtit,e vdekjen e djalit tw tij si politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat