Reagon bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: Ky ishte momenti i dekonspirimit të Zahirit, veturën e morëm te Nait Hasani

Aktuale

Reagon bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: Ky ishte momenti i dekonspirimit të Zahirit, veturën e morëm te Nait Hasani

Nga: P.R Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:01
Zahir Pajaziti

Ditë më parë, në mediat e Kosovës u botua shkrimi “Cilin kolaboracionist e kishte vrarë heroi Zahir Pajaziti dhe cila ishte komunikata e UÇK-së”.

E ky shkrim ka nxitur reagimin e Hasan Zenelit, ish ushtar i UÇK-së, dhe ish bashkëluftëtar i heroit të kombit, Zahir Pajaziti.

Zeneli ka treguar detaje të reja, që sipas tij quan në dekonspirimin e heroit, Zahir Pajaziti.

“Mbledhja e KOLLARES, ishte edhe fillimi i dekonspirimit të Zahir Pajazitit dhe grupeve te tij ekzistuese”, shkruan ndër tjerash Zeneli, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Dikush ma dërgoj këtë shkrim.

Më duhet ta përmirësoj autorin e k'ti shkrimi pa tjetër në tri raste gabimi.

1/. Ilir konushevci nuk e shpalli automjetin si të vjedhur sepse, automjeti Opel Kadet 13 ngjyrë të kuqe, nuk ishte i Ilirit.

Opel Kadetin kemi shkuar me Zahirin te Nait Hasani dhe e kemi marrë pikërisht për ta përgatitur autobombën kundër Rektorit të dhunshëm serb Radivoje Papovič.

2/. Thuhet se njëra ndër bazat e Zahirit ishte në fshatin Ballaban.

Në ballaban pra ishte shtabi i par operativ gueril e jo bazë e barabartë me bazat strehuese siç ishte edhe shtëpia e Nezir Osmanit në të cilën ishim strehuar bashke me Zahirin pas kryerjes së aksionit te datës 05 Shtator 1994.

Në ballaban merreshin vendime të rëndësishme për grupet.

3/.Mbledhja e KOLLARES, ishte edhe fillimi i dekonspirimit të Zahir Pajazitit dhe grupeve te tij ekzistuese.

Me që nuk e gjeta autorin e ketij shkrimi hallakama dhe shkatarraq i lë këtë porosi: Emrat e përmendur ma lartë, shumica absolute e tyre janë dezertorët e grupeve tona guerile. Sidomos pas vrasjes së komandantit Zahir.

Autorit i drejtohem me këtë porosi; Mos shkruaj për atë Çka ty stë përket as pak.

Mos rastësisht po ta shanë kush motrën e tplasë zemra e ske çka i bën.

Me respekt për lexuesit e këtij gjysem reagimi, Hasan Zeneli bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat