A po bëhet realitet rreziku që paralajmëroi Milazim Krasniqi?

Aktuale

A po bëhet realitet rreziku që paralajmëroi Milazim Krasniqi?

Nga: N.Sh Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:15
Milazim Krasniqi

Profesori dhe analisti politik, Milazim Krasniqi thotë se ka paralajmëruar më herët për rrezikun që në Kosovë të mbetemi pa asnjë gazetë të shtypur ditore.

E kjo sipas tij, tashmë ka ardhë.

Ishte fillimi i pandemisë kur edhe u ndaluan të gjitha gazetat e shtypura në Kosovë.

Ndërsa për këtë katastrofë mediale, Krasniqi thotë se nuk u mor asnjë hap që të pengoj e mos të ndodh.

Ai thotë se është turp për shtetin e Kosovës që të mbes pa asjnë gazetë ditore.

Postimi i plotë:

Moti kam paralajmëruar rrezikun e kësaj shkretëtire mediale dhe kulturore: mbetjen e Kosovës pa asnjë gazetë ditore. Por, asnjë masë që të pengohej kjo katastrofë mediale, nuk u mor. Kur na e mbylli Millosheviqi të vetmen gazetë ditore, “Rilindjen”, iu kundërvumë, duke i kthyer revistat në gazeta ditore. (Rastësisht pati ndodhë që unë e pata bërë i pati atë shndërrim të revistës “Fjala”, në gazetë ditore.) Sot, në liri, nuk ka asnjë përpjekje. Të kesh shtet pa asnjë gazetë ditore në Evropë, thjesht është edhe turp, bre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat