Prelvukaj: Emërimi i Berishës si Koordinator i Sigurisë Kibernetike tregon pse nuk bën të votohen partitë e vogla me bazament fanatik lokal

Aktuale

Prelvukaj: Emërimi i Berishës si Koordinator i Sigurisë Kibernetike tregon pse nuk bën të votohen partitë e vogla me bazament fanatik lokal

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:36
Prelvukaj dhe Berisha

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, ka reaguar pas emërimit të Zafir Berishës në postin e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Prelvukaj ka thënë se rasti i Berishës është indikatori më i mirë se përse nuk bën të votohen më partitë minore, regjinoale dhe me bazament fanatik lokal.

Sipas tij formacionet politike që luftojnë për prag, janë rrënjësisht të krijuara në baza të përfitimit dhe duhet të mbahen larg parlamentit dhe vëmendjes.

Emërimet e tilla në poste të rëndësishme, Prelvukaj thotë se bëhen shkaku i afërsisë, borxheve paraprake, interesit të ngushtë etj.

Fajtor në këtë rast sipas tij janë edhe 5% e trupit elektoral dhe jo vetëm kryesia e partisë që e ka deleguar.

Ky është postimi i tij i plotë:

Rasti i emerimit te Z.Berishes, si kordinator nacional ne fushen e sulmeve kibernetike, eshte indikatori me i mire pse nuk ben te votohen me partite minore, regjionale dhe me bazament fanatik lokal.

Formacionet politike qe luftojne per prag, perjashto Levizjen per Bashkim ose ndonje tjeter me program ekologjik apo minoritar , qe kane synim te qarte, tjerat jane rrenjesisht te krijuara ne baza te perfitimit dhe duhet te mbahen larg parlamentit dhe vemendjes.

Vota ndaj tyre prodhon situata te tilla ku emerimet behen shkaku i afersise, borxheve paraprake, interesit te ngushte etj. Me perkrahjen e ketyre formacioneve ne zgjedhje, behet pikerisht nxitja e emerimeve si ky. Bashkefajtor ne kete rast jane 5% e trupit elektoral dhe jo vetem kryesia e partise qe e ka deleguar.

Ne kete rast edhe kryeministri Hoti eshte ne gabim. Eshte shume me mire te largohesh nga pozita se sa te krijohet praktika e dorezimit te kryeministrit nga kushtezimet e palogjikshme te cilitdo partner ne qeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat