“Numri i rasteve me COVID-19 ka rënë në përgjithësi, dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë ne”

Aktuale

“Numri i rasteve me COVID-19 ka rënë në përgjithësi, dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë ne”

Nga: D.B. Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:50
Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja e Kosovës nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku –Rexhepi përmes një postimi në Facebook ka thënë se duke e marrë parasysh se numri i rasteve me COVID-19 ka rënë në përgjithësi, atëherë ky është një lajm i mirë për ne.

Ajo ka thënë se duhet të vazhdojmë me kujdesin dhe falënderojmë të gjithë mësimdhënësit, prindërit e nxënësit për kujdesin!

Postimi i plotë:

Deri më tash, numri i rasteve me COVID-19 ka rënë në përgjithësi. Ky lajm i mirë bashkë me ekipin e ekspertëve evropianë është shumë pozitiv. Madje, edhe më shumë se kaq: pas një jave, do të shohim edhe efektet e hapjes së shkollave në rritjen e rasteve në komunitet.

Të vazhdojmë me kujdesin dhe falënderojmë të gjithë mësimdhënësit, prindërit e nxënësit për kujdesin! Le të shpresojmë sa më shpejt të kthehemi në normalitet me orar të plotë mësimor, e jo shkurtim të orëve. Me rëndësi, që fëmijët pas kthimit në shkolla, sërish po buzëqeshin.

Ky është lajmi më i mirë: mirëqenie emocionale e fëmijëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat