Ambasadorja amerikane në OKB flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Trump po e çon botën drejt paqes

Aktuale

Ambasadorja amerikane në OKB flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Trump po e çon botën drejt paqes

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 17:17
Kelly Craft

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kelly Craft, në mbledhjen e 75-të të Kombeve të Bashkuara ka folur për marrëveshjet që janë nënshkruar së fundi me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump, duke përmendur këtu edhe marrëveshjen ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Craft ka thënë se lidershipi dhe vizioni i Trump po e lëviz botën drejt paqes, teksa ka përmendur marrëveshjen në mes të Izraelit me Emiratet Arabe dhe Bahrejnin, marrëveshjen Kosovë-Serbi, derisa thotë se edhe Korea dhe Afganistani mund të ndjekin një shembull të tillë.

“Lidershipi, vizioni dhe këmbëngulja e Trump po e çon botën drejt paqes, Izraeli, Emiratet e Bashkuara e Bahrejni nënshkruan traktatin e paqes, Serbia dhe Kosova po pajtohen në Ballkan, gadishulli Korean dhe Afganistani kanë mundësinë që të ndjekin këtë shembull”, ka thënë Craft.

Craft në fjalën e saj në mënyrë të veçantë ka përmendur edhe marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi, duke thënë se është një përparim që po çon drejt pajtimit Ballkanin, një rajon që ka vuajtur shumë gjakderdhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat