Kritikat ndaj Zafir Berishës, vjen reagimi nga njeriu i afërt i Agim Veliut

Aktuale

Kritikat ndaj Zafir Berishës, vjen reagimi nga njeriu i afërt i Agim Veliut

Nga: N. H Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:27
Zafir Berisha

Ditën e djeshme edhe zyrtarisht zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha është emëruar si Koordinator për Siguri Kibernetike të Kosovës.

Pas këtij emërimi ka pasur shumë tallje nëpër rrjetet sociale.

Për këtë ka reaguar edhe Bajram Gecaj, i cili tashmë është këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, i cili njëherit është edhe nënkryetar i LDK-së.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka dhënë një sqarim.

Gecaj shkruan se koordinator nacional i të gjitha këtyre strategjive që ka MPB-ja është Agim Veliu, por se për arsye racionale e funksionale, disa nga këto strategji i ka deleguar te zëvendësministrat.

Ja shkrimi:

Ministria e Punëve të Brendshme ka plotë 12 strategji nacionale, të cilat tanimë me vendimin e Ministrit Veliu do të reduktohen në gjashtë. Në bazë të detyrës zyrtare (ex-officio), koordinator nacional i të gjitha këtyre strategjive është Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Për arsye krejtësisht racionale e funksionale, zakonisht ministri i delegon disa nga këto strategji tek zëvendësministrat. Pra, funksioni i koordinatorëve nacional të strategjive është krejtësisht i natyrës politike. Moskuptimi i koncepteve dhe mënyrës së funksionimit të strukturave politike e shtetërore i shtynë shpesh individë dhe/apo organizata të rrëshqasin në deklarata e komente joserioze dhe joprofesionale; në veçanti brengosëse është kur individë e grupe që pretendojnë të jenë “profesional/e” e bëjnë një gjë të tillë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat