Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, ka thënë se vendi duhet të çlirohet nga ish komunistët dhe bijtë e tyre, që nuk e kanë lëshuar edhe me tej sipas tij pushtetin edhe në këtë sistem.
Sipas tij, Kosova duhet të çlirohet nga Lista Serbe e ata që bashkëpunojnë më këtë listë, por edhe nga ata që kanë zënë karriget e ja shohim vetëm sherrin.
Anëtari i Kryesisë së VV-së konsideron se deri më tani vendi është çliruar vetëm nga policia dhe ushtria e Serbisë, por jo edhe nga argatët e saj.
Se për kënd më saktësisht e ka pasur fjalën Potera, mbetet për t’u parë.
Ja shkrimi i tij:
Republika e Kosovës duhet të vazhdoj të çlirohet nga ish komunistët dhe bijtë e tyre, që nuk e kanë lëshuar pushtetin edhe në këtë sistem.
Duhet të çlirohet edhe nga disa të ashtuquajtur "çlirimtarë apo krahu i luftës". Duhet të çlirohet nga Lista Serbe e ata që bashkëpunojnë më këtë listë, por edhe nga ata që kanë zënë karriget e ja shohim vetëm sherrin!
Deri tani jemi çliruar vetëm nga policia dhe ushtria e Serbisë, por jo edhe nga argatët e saj!